Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kroacia dhe Serbia armatosen

24/12/2016
Kroacia dhe Serbia armatosen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kolinda Grabar Kitaroviç ne nje repart ushtarak duke provuar arme amerikane

Ndërkohë që Serbia ka blerë nga “Rusia mëmë” një set avionësh MIG 39, Kroacia do të marrë skuadron helikopterësh nga SHBA, duke parashikuar marrjen më vonë dhe të një skuadrilje me avionë supersonikë; një zhvillim ky që pasyron qartë rivalitetin strategjik që ndodh në zemër të Ballkanit mes NATO-s dhe Rusisë.

Por presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, tha në një intervistë për Vecernji List se Kroacia nuk është në garë armatimi me Serbinë.

“Nuk e shoh si garë në armatim mes serbëve dhe kroatëve; ndërkaq, blerjen e MiG-29 e shohim si një nevojë legjitime për Serbinë për të siguruar mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore. Dhe qëllimi i Kroacisë është që furnizimi ushtarak i saj të udhëhiqet nga nevojat e veta ushtarake. Kështu, blerja e teknologjisë ushtarake perëndimore nga Shtetet e Bashkuara nuk është e drejtuar kundër Serbisë, por është e drejtuar kundër çdo lloj kërcënimi nga i cili mund të rrezikohet Kroacia dhe territori kroat. Kurse sa për kërcënimin nga terrorizmi, ne mund të jemi aleatë me Serbinë”, tha presidentja kroate.

Por fakti që lajmi i blerjes së helikoptëreve ushtarakë amerikanë nga ana e Kroacisë, vjen pas lajmit se Serbia do të marrë gjashtë avionë MiG-29, sikur e përçon mesazhin e rivalitetit mes dy vendeve.

“Unë besoj se ne do të forcojmë bashkëpunimin me SHBA-të dhe për shkak të faktit se Forcat tona të Armatosura duhet të vazhdojnë të posedojnë teknologjinë ushtarake perëndimore. Vendimin për blerjen e avionëve supersonikë ushtarakë e kemi shtyrë deri në fund të vitit 2017, për shkak se na duhet kohë ër të marrë një vendim racional. Ndërsa kemi vendosur për marrjen helikopterëve”, tha Grabar Kitaroviç për Vecernji List.

Ndryshe nga Kosova, apo dhe Bosnja, Kroacia vazhdon t’i tregojë dhëmbët Serbisë, deri atje sa si vend i BE-së dikton kushte ndaj Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.