Dua të të bëj të lumtur/Historia e babait hero për 3 fëmijët...

Dua të të bëj të lumtur/Historia e babait hero për 3 fëmijët e tij!

85
0
Shares

Jemi mësuar që të dëgjojmë shpesh raste që nënat të vetme rrisin fëmijët e tyre, por ka edhe raste në të cilat rrethanat e jetës të çojnë në situata të vështira, siç është ajo e një babai që i vetëm përpiqet të rrisë 3 fëmijët e tij të vegjël.

Ariani është 42 vjeç, ai sot ka tre fëmijë 6, 7 dhe 8 vjeç. Për disa vite ai dhe familja e tij kanë jetuar në Greqi duke shpresuar se atje do të gjenin një jetë më të mirë. Ariani punonte çdo ditë pa pushim sepse donte që fëmijët e tij të kishin gjithçka që donin.

Ata qëndruan aty për pothuajse 4 vjet, por një ditë u ndodhi një fatkeqësi që nuk do ta kishin menduar kurrë. Ata kishin një fëmijë tjetër, një engjëll të vogël që për fat të keq Zoti ua mori shumë shpejt.

Nuk mund të vazhdonin të qëndronin më në atë vend ku çdo gjë iu kujtonte djalin e tyre të vogël, prandaj vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Vuajtja e një prindi për humbjen e fëmijës nuk mund të kalojë asnjëherë, e megjithatë Ariani gjithmonë përpiqej që familja e tij të mos ndjente dhimbje.

Ata sollën në jetë një tjetër vogëlushe të cilën e quajtën Fabiana. Vitet kaluan dhe fëmijët e Arianit po rriteshin. Pas tragjedisë që kishin kaluar, më në fund gjërat po normalizoheshin dhe familja dukej më e qetë. Por para dy vitesh mamaja e tyre u largua jashtë shtetit dhe i la vetëm sepse për të dhimbjet vazhdonin të ishin të mëdha. Në fillim ata flisnin në telefon, por më pas i shkëputën tërësisht marrëdhëniet me të. Sot, tre fëmijët janë 6, 7 dhe 8 vjeç.

Ata shkojnë në shkollë dhe i vetmi person që kujdeset për ta është babai i tyre, Ariani. Ai nuk i braktisi asnjëherë, gjithmonë qëndroi pranë tyre dhe u fali të gjithë ngrohtësinë për të cilën kishin nevojë. Ai u bë nënë dhe baba për vogëlushët.

Jeta e tyre nuk është e thjeshtë sepse Ariani nuk ka askënd që ta ndihmojë, të vetmit që e ndihmojnë sadopak janë mësuesit e nxënësve dhe shoqatat. Kur është në punë, Ariani nuk është asnjëherë i qetë sepse mendja i rri gjithmonë te fëmijët. Ai shqetësohet nëse ata kanë ftohtë apo nëse janë të rritur. Fëmijët janë shumë të lidhur me babain e tyre.

Ata e dinë se babai i tyre vuan shumë dhe punon pa pushim që të sigurojë bukën e gojës, por janë ende të vegjël për ta ndihmuar, prandaj Ariani duhet t’ia dalë i vetëm.

Edhe njerëzit që e njohin habiten se si një baba përkujdeset për femijet e tij kaq shumë.

U bën përshtypje se si këta fëmijë janë gjithmonë të pastër dhe këmishat e tyre gjithmonë të hekurosura. Por e dinë se e gjithë kjo është falë Arianit, një baba i jashtëzakonshëm.

Shumë probleme kanë nevojë për shumë kohë që të zgjidhen dhe shumë dhimbje nuk mund të kalohen, por për një baba është akoma më e dhimbshme të mos u japë dot fëmijëve të tij mundësinë që t’i festojnë festat si shumë familje të tjera, në të cilat ndoshta ka një tavolinë të mbushur plot dhe dhurata poshtë pemës.

Për të rriturit lodrat janë gjëja e fundit që mendojnë kur ka një jetë të mbushur me halle dhe vështirësi, por për fëmijët lodrat kanë vlerën e një buzëqeshjeje, vlerën e lumturisë. Babai i tyre nuk mund t’ua realizojë këto kërkesa, sepse shtëpia dhe familja kanë prioritete të tjera.

Prandaj ai kontaktoi stafin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, që e ndihmoi që t’u dhurojë fëmijëve të tij ato dhurata që ai vetë nuk mund t’i përballonte, por që e dinte sa shumë i duan fëmijët e sa shumë do lumturoheshin ata. /TCH/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY