DETAJET/ Krimet e bandës së Niklës nga atentatet tek vjedhja e furgonit...

DETAJET/ Krimet e bandës së Niklës nga atentatet tek vjedhja e furgonit me drogë

74
0
Shares

Gjykata e Krujës ka vendosur të lërë në burg anëtarët e të ashtuquajturës “Banda e Niklës” të arrestuar pak ditë më parë.
Operacion që u pasua nga arratisja spektakolare e Edison Pulës nga Komisariati. Këtë masë sigurie kërkoi edhe Prokuroria Krujë, e cila ka zbardhur dosjen hetimore për të arrestuarit, raporton Neës 24
Prokuroria e Krujës kërkon cakimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për disa persona, pjesa më e madhe e të cilëve u ndaluan dy ditë më parë në bazë të Urdhrit të Ndalimit të Prokurorit, pasi dyshohen se janë autorë të disa veprave penale, si “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, “Shkatërrim prone me eksploziv, “Vjedhje me dhunë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”. Gjykata e Krujes pranoi kerkesen e Prokurorise paraditen e se shtunes.
Prokuroria e Krujës ka nisur fillimisht hetimin për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në tentativë, pas atentatit me lëndë eksplozive ndaj shtetasit Gentian Bejtja, në 19 Shtator 2016. Nga atentati, mbeti i plagosur “objektivi” Bejtja, si edhe u shkatërrua mjeti me të cilin ai po lëvizte në atë moment.
Prokuroria e Krujës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nisën hetimin për këtë rast, nga ku u sigurua informacioni se autorët e mundshëm të këtij atentati ishin shtetasit Oltion Caca dhe Edison Pula.
Ndërkohë që po kryeshin veprimet hetimore, u krijuan dyshime të arsyeshme se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, po përfshiheshin edhe në veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e narkotikëve.
Nga hetimet, rezulton se keta shtetas jane autoret e dyshuar te nje ngjarjeje kriminale ne fushen e narkotikeve, ndodhur ne fillim te muajit Dhjetor 2016.
Më konkretisht, Caca dhe Pula, në shoqërinë e Marklen Haka dhe Muharrem Sheta, kishin planifikuar të vidhnin një furgon, i cili transportonte lëndë narkotike cannabis sattiva në territorin e Krujës. Për këtë arsye, ata kanë menduar që këtij furgoni t’i zinin pritë me një automjet, të cilin do e vidhnin ku të gjenin mundësi. Këta shtetas, të cilët rezultojnë që kanë qenë edhe të armatosur, janë ndihmuar nga i dyshuari Klaudio Ismailaj, kanë vjedhur mjetin e një taksisti në zonën e Kamzës, në dt. 6 Dhjetor 2016.
Mbrëmjen e po asaj dite, të dyshuarit i kanë dalë para furgonit që transportonte lëndë narkotike dhe kanë tentuar ta nxjerrin nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka tentuar t’u shmanget, por pas një rrugëtimi, është detyruar të largohet nga mjeti, duke lënë çelësat brenda në makinë. Më pas, të dyshuarit kanë marrë furgonin dhe e kanë fshehur në Nikël. Brenda furgonit gjendej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Ndërkohë, Prokuroria e Krujës kishte siguruar materialin e nevojshëm për autorët e dyshuar për atentatin e shtatorit në mjetin e Gentian Bejtja dhe, për këtë arsye, në dt. 19 Dhjetor 2016, nxjerr urdhër-ndalimi për Oltion Caca dhe Edison Pula. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, për atentatin, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me shtetasit Edison Bami.
Në kuadër të këtyre urdhërave, nga ana e strukturave policore më datë 19.12.2016 në lagjen numër 13 Plazh është ndaluar për kontroll mjeti me targë AA xxx GG që drejtohej nga shtetasi Klaudio Ismalaja, në këtë moment është konstatuar dhe një mjet tjetër tip forisdradë me targe AA xxx Pf me drejtues mjeti shtetasi Oltion Caca i cili është larguar në drejtim të vendit Përroi i Agait. Nga ndjekja e bërë dhe kontrolli i territorit është arritur të gjendet mjeti i braktisur dhe i mbyllur dhe në në distancë prej tetëqind metra është gjendur e fshehur gjithësej 54 (pesëdhjetë e katër ) pako që pas peshimit ka rezultuar të jetë e peshës 110 (njëqind e dhjetë) kg e 845 (tetëqind e dyzet e pesë) gramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Kjo lëndë narkotike rezulton se është siguruar në Tepelenë dhe po transportohej drejt Fushë-Krujës.
Nga tërësia e veprimeve të kryera ka rezultuar që të implikuar në veprimtarinë në fushën e narkotikëve janë të përfshirë dhe shtetasit Klaudio Ismalaja dhe Arbër (Atsrit) Rryçi. Ndërkohë, ka rezultuar se edhe Muharrem Sheta ka bashkëpunuar dhe në episode të tjera të transportit të lëndëve narkotike në drejtim të qyetit të Malësisë së Madhe.
Gjithashtu, rezulton se edhe xhaxhai i Oltion Caca, shtetasi Ilir Caca, ka bashkëpunuar në veprimtarinë e narkotikëve, duke i siguruar informacion për transportin e lëndës narkotike me furgonin, të cilit më pas iu zu pritë nga të dyshuarit.
Gjithashtu, ka dyshime se janë të përfshirë si bashkëpunëtorë në sigurimin e lëndës narkotike edhe Fadjol Anamali, Arjan Ademi.
Për të gjithë personat e përfshirë, Prokuroria e Krujës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Nga të dyshuarit, është në kërkim shtetasi Oltion Caca, i cili nuk është mundur të ndalohet. Gjithashtu, në kërkim rezulton edhe i dyshuari Edison Pula, i cili arriti t’i largohej mbikqyrjes policore në Komisariatin e Krujës, pas ndalimit të tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY