“Zero taksa për bizneset familjare të zejeve”

“Zero taksa për bizneset familjare të zejeve”

62
0
Shares

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka hapur para pak ditësh panairin e zejtarisë e kreativitetit në kryeqytet.

Klosi gjatë fjalës së tij u shpreh se do ketë zero taksa për bizneset familjare të zejeve. “Do të ketë lehtësi financiare për bizneset familjare të zeveje. Zero taksa për këto lloje biznesesh”, u shpreh Klosi. Ministri tha gjithashtu se brenda 6 muajve do të ngrihet dhoma e zejtarisë. “Brenda 6 muajve ngremë dhomën e zejtarisë. Kemi ndërrmarrë nismën të mbrojmë prodhimin vendas. Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgimine tone, u shpreh Klosi.

Për ministrin Klosi është e papranueshme që në qendrat tona historike të tregtohen mallra importi. Ai u shpreh se zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. “Zëri i zejtarëve duhet të jetë i bashkuar. Kshu mbrohet puna e tyre. Është e pafalshme sikundër e papranueshme që në qytetet tona historike, pazaret e reja të tyre, në Shkodër, Korcë, Krujë, Lezhë, Berat, të mos ketë prodhime shqiptare”, u shpreh Klosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY