Rikonstruksionet e shkollave në Divjakë, bëhen me një kosto 3 – 5 herë më shumë se në Lushnje.
Por kjo është vetëm njera anë e skandalit. Ana tjetër ka të bëjë me këto kosto rikonstruksioni që shkojnë deri në 3 herë më shumë se sa të ndërtohej një objekt i ri nga e para.
Denoncimin mes shifrave krahasuese, e bën Myslim Murrizi, kreu i degës së PD-së së Lushnjes.
“Shkolla 9-te vjeçare Grabian 700 metra katrore, rikonstruksion 500 milione leke.
Shkolla e mesme Çerme Shkumbin 500 metra katrore, rikonstruksion kushton 544 milione leke pa tvsh.
Kopeshti i Divjakes 600 metra katrore rikonstruksion 530 milione leke.
Ndersa gjimnazi “18 tetori” Lushnje eshte tre kat me nga 1500 metra katrore kati, pra gjithsej 4500 metra katrore eshte rikonstruktuar me 570 milione leke.
Nderkohe qe çmimi per efekt kostoje ndertimore ne rrethin Lushnje eshte 330 mije leke per meter katrore ndertim i ri.
Rikonstruksionet variojne nga 800 mije deri ne 1 milion leke nje meter katrore, ne bashkine Divjake dhe 130 mije leke nje meter katrore ne bashkine Lushnje.
A mendoni qe eshte 3 here me shtrejte ‘rikonstruksioni’ se sa ndertim i ri?”, e mbyll denoncimin e tij Myslim Murrizi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/