Në pranga vëllezërit kosovarë në Gjermani, po planifikonin sulm terrorist

Në pranga vëllezërit kosovarë në Gjermani, po planifikonin sulm terrorist

54
0
Shares

Policia e Gjermanisë ka arrestuar dy vëllezër të lindur në Kosovë, pasi janë të dyshuar se ata kishin planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.
Policia tha se vëllezërit, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton BBC. Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.
Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.
Policia thotë se mbrëmë ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY