Mimi Kodhelit i duket vetja “Edi Rama me flokë”

Mimi Kodhelit i duket vetja “Edi Rama me flokë”

64
0
Shares

Ish-deputeti i PS Koço Kokëdhima gjatë fjalës së sotme në Asamblenë Kombëtare të kësaj partie ka folur edhe heqjen e tij si koordinator i partisë në rajonin Vlorë – Gjirokastër. Ai ka treguar edhe një detaj me Mimi Kodhelin, e cila e pasoi atë në këtë pozicion.
Kur Kodheli shkoi i Vlorë, u tha socialistëve “Unë jam Edi Rama me flokë”.
“Mua, qëllimisht, nuk më njoftuan që të marr pjesë. Në këtë mbledhje u zëvendësova nga funksionet e mia në Vlorë, pa asnjë diskutim paraprak, pa asnjë njoftim, pa asnjë këshillim. Shoqja Mimi Kodheli që u caktua në vendin tim në Vlorë, në vizitën e parë që bëri në Këshillin Koordinativ të Qarkut dhe në asamblenë e partisë, deklaroi: ‘Unë jam Edi Rama me flokë’ dhe ‘tani e mbrapa këtu drejtoj vetëm unë!’. Pasi drejtuesit e partisë e kuptuan se sa i cekët e vetëdiskreditues ishte argumenti i mungesave të mia në mbledhje, dje dhe parëdje bënë këtë mocion duke u marrë firmat 150 anëtarëve të asamblesë. Nuk jam duke ju treguar një histori personale, jam duke ju shpjeguar një situatë politike shumë të mprehtë për ju dhe për gjithë veprimtarët anë e kënd Shqipërisë, që kanë ambicie që të bëjnë karrierë politike në Partinë Socialiste”, u shpreh ndër të tjera Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY