Edi Rama flet për Balilin…

Edi Rama flet për Balilin…

71
0
Shares

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur fushatën pa u mbyllur ende viti 2016. Në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare ai tha se ka një plan për të rritur ekonominë me 5-7% në vitet e ardhshme.
“Kemi një plan për të shkuar përtej 5 për qind dhe mund të shkojmë 7 për qind. Është një plan jo aventuroz por i diskutuar me institucionet ndërkombëtare. Shqipëria sot ul borxhin publik dhe rrit rrogat dhe pensionet. Është hera e parë në historinë e këtyre 25 viteve që rritet rroga dhe pensioni pa rritur borxhin. Ndërkohë me patjetër kjo nuk mjafton. Ne jemi domosdoshmërisht kokëulur karshi të gjithë atyre njerëzve që u shërbejmë dhe përfaqësojmë. Ne nuk mund të heshtim dhe të mos adresojmë të vërtetat e thjeshta të kësaj qeverisje të mirë kur përballemi qoftë me urrejtjen, mllefin apo edhe mërzinë e njerëzve të zakonshëm. Urrejtja dhe mllefi janë të politikanëve. Mërzia është te njerëzit e zakonshëm që presin më shumë nga ne”, tha Rama.
Sipas tij “Mbështetja jonë popullore është më e madhe se në 2013. Njerëzit kanë besimin se vetëm ne mund ta bëjmë Shqipërinë shtet. Morëm një ekonomi që rritej mes 0 dhe 1 për qind”.
 Rama shpërthen kundër Blushit: Tellall që shet librat e Saliut
Në fjalën e tij Rama u ndal edhe te akuzat që i vijnë qeverisë së tij për papunësinë.
“Le të vijmë te papunësia ku tregohemi çdo ditë me gisht, qoftë nga Saliu dhe qeveria e vjetër, qoftë nga tellallët që shesin librat e Saliut. A thua se ne jetonim në një vend ku nuk kishte varfëri dhe papunësi dhe sot të gjitha plagët që ne i trashëguam dhe po ndërhyjmë operacione shumë të forta, na i vënë përpara. Me shpresën se mund ta budallallëpsin popullin shqiptar dhe të shkojë prapë aty ku nuk ka më kthim mbrapa. Nuk do ketë më kthim mbrapa. Kjo është pak, por e sigurt. Statistikat ndërkombëtare thonë se është rritur punësimi, ka rënë varfëria. Nuk është zhdukur, por ka rënë. Në Kuvend çdo të enjte mblidhen gjithë zuzarët dhe tellallët e të shkuarës dhe thonë që mjafton që të ikë kjo qeveri dhe do zgjidhen problemet. A keni dëgjuar ndonjë ide, përveçse sharje, shpifje, degradim dhe imoralitet? Mjerë ata që ndjekin parlamentin”, tha Rama.
Për Balilin:
“Unë nuk lejoj të goditet policia dhe ministri i Brendshëm për arrestimin e Klement Balilin. Unë këtë e refuzoj dhe nuk pranoj të më japin leksione. Kjo nuk është një luftë e lehtë, kjo nuk është një luftë që përkthehet gabim, siç përkthehen komisionet e Venecias. Kjo nuk është një luftë që bëhet duke mbajtur fjalime balte në Kuvend. Klement Balili është në kërkim siç janë në kërkim sot bosat e narkotrafikut edhe në Amerikë, Itali dhe gjithë botën. Ndryshimi është i madh sepse deri dje do ishte duke ngrënë mish qingji dhe duke dëgjuar çiftelinë me shefat e policisë”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY