4 deputetët që shpëtuan maxhorancën në votimin e Aminstisë

4 deputetët që shpëtuan maxhorancën në votimin e Aminstisë

62
0
Shares

Rreth 670 të dënuar në burgjet e të gjithë vendit nuk do të mund të përfitonin nga amnistia e qeverisë, nëse në minutat e fundit në Parlament nuk do të mbërrinin me urgjencë deputetët Armando Prenga, Tom Doshi, Eduard Ndocaj dhe Mirela Ferracaku.
Votës së deputetëve të përjashtuar nga PS-ja iu bashkua edhe ish-demokrati Mhill Fufi, i cili edhe në seancën e djeshme ishte konstant kur mbështeti vendimet e qeverisë me votë, raporton Panorama.
Por votimi i amnistisë dhe Kodit Hekurudhor që kërkonin 84 vota nuk u arrit me lehtësi, pasi për plotësimin e numrave u deshën shumë telefonata dhe negociata të kreut të Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe nënkryetarit Taulant Balla.
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, pasi konstatoi se për të gjitha ligjet qeveria mundi të grumbullonte vetëm 79 vota, zgjodhi që të mos fuste për votim amnistinë dhe Kodin Hekurudhor, duke e shtyrë aktin për vitin e ardhshëm.
Teksa ishte duke artikuluar përshëndetjet e fundit për përfaqësuesit e maxhorancës në sallë, duke e konsideruar një akt të dështuar për shkak të votave “amnistinë” e fundvitit nga qeveria, Meta u përball me kërkesën e kreut të Grupit të PS-së, Ruçi për një verifikim të prezencës së deputetëve.
Ardhja me urgjencë e deputetëve Prenga, Doshi, Ndocaj, Ferracaku, por edhe i Mesila Dodës së PDIU-së, plotësuan numrin 84 të votave të mjaftueshme për kalimin e amnistisë nga maxhoranca.
Batuat e kryeparlamentarit Meta “edhe një, edhe një”, realizuan kalimin me 84 vota pro të amnistisë, duke u dhënë mundësinë rreth 670 të burgosurve të lirohen përpara Vitit të Ri.
DEBATI
Gjatë seancës së djeshme në Parlament, deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi se qëllimi i amnistisë nga maxhoranca kishte për qëllim që t’i përdorë të inkriminuarit në zgjedhje.
“Të tre ligjet për amnistinë nxjerrin zbuluar Edi Ramën si njeriu që ideoi dhe implementoi në sistem kontratën e politikës me krimin, kontratën më vrastare që mund të bëjë një politikan: Ti shoku kriminel më ndihmo që të fitoj zgjedhjet me forcën e parave dhe dhunën për të mbledhur vota, unë nesër në pushtet të ndihmoj ty dhe ta shpërblej. Kjo është kontrata me krimin”, deklaroi Halimi.
Ministri Manjani deklaroi gjatë seancës së të gjitha pretendimet e demokratëve për lirim të zyrtarëve të lartë dhe dhunuesve në familje nuk qëndrojnë.
“Formalisht, ne pranojmë dhe amnistinë e krimit, por jo të krimit të rëndë, kjo është e sigurt, jo të vrasjes, jo të krimit të kryer nga zyrtarët e shtetit, jo të dhunës ndaj familjes, jo krimeve seksuale dhe kundër jetës, që janë të përjashtuar nga amnistia”, deklaroi Manjani. Në përfundim të votimit, Manjani shprehu keqardhje për mungesën e opozitës në sallë në votimin e një akti human.
“Jam i keqardhur që opozita nuk na u bashkua në këtë vendim human! Amnistia nuk është politike. Megjithëse mund të ishte më shumë në favor opozitës! Opozitat në mënyrë të natyrshme tentojnë të përkrahin grupe të caktuara në nevojë! Sidoqoftë është vendim sovran i opozitës”, tha Manjani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY