Armando Prenga thirret me urgjencë të votojë “Amnistinë”, por vet nuk përfiton

Armando Prenga thirret me urgjencë të votojë “Amnistinë”, por vet nuk përfiton

105
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sonte me 84 vota ligjin për amnistinë e fundvitit. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi braktisi sallën përpara se të niste votimi i projektligjeve në rend të ditës. Për pasojë, bërja e numrave nuk ishte kaq e thjeshtë për mazhorancën në sallën e Kuvendit.
Në këto kushte, duke qenë se për miratimin e amnistisë për 670 të dënuar duheshin 84 vota, është kërkuar “angazhimi” i deputetit “të përjashtuar” të PS-së, Tom Doshi. Ai ka bindur deputeten e PDK-së Mirela Ferracaku të kthehet në Kuvend për të votuar. Jo vetëm kaq, por Doshi ia doli të çonte në Kuvend edhe deputetin Armando Prenga dhe deputetin e Lezhës, Eduard Ndocaj.
Nuk dihet në ka qenë apo jo në dijeni deputetit Armando Prenga, i cili nga ky ligj, pas amendamenteve të LSI-së, nuk përfiton vetë personalisht, për aq kohë sa ai hetohet për plagosje e kërcënim me armë.
Ndërkohë, pasi ka parë ardhjen e këtyre deputetëve kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi që të rivotohej për prezencën në sallë.
Rezultoi që të pranishëm të ishin 84 deputetë. Për të bërë këtë shumicë të cilësuar ka qëndruar në sallë edhe deputeti i larguar nga PD-ja Mhill Fufi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY