EMRAT/ Qeveria çon 3 propozimet e reja për anëtarë në Gjykatën e...

EMRAT/ Qeveria çon 3 propozimet e reja për anëtarë në Gjykatën e Strasburgut

64
0
Shares

Pas dështimit me tre propozimet e para janë përcaktuar  propozimet e reja të qeverisë shqiptare. Sipas burimeve nga Këshilli i Ministrave ata janë: gjyqtari Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Elira Kokona.
Qeveria Rama u detyrua të ndryshoj kandidaturat e saj, pasi në muajin Shtator Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ja rrëzoi listën e pare  ku kandidatë ishin Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe ish Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Sokol Berberi, është i vetmi kandidat që është ripropozuar nga qeveria. Ai deri në fund të muajit Tetor të këtij viti ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por dha dorëheqjen pas pezullimit të ligjit të vettingut nga kjo gjykatë. Në media u përfol se ishte pikërisht kjo arsyeja që ai u largua në formë proteste, por ai vetë e ka mohuar, se dorëheqja e tij kishte lidhje me ligjin e vettingut.
Propozimi i dytë i qeverisë Rama është Prof. Dr Aurela Anastasi, e cila njihet si eksperte e të drejtës kushtetuese. Gjithashtu  ajo prej më shumë se 20 vjetësh jep mësim në Fakultetin e Drejtësisë. Anastasi ka qenë edhe pjesë e grupit të ekspertëve të lartë të angazhuar në fazën e parë të hartimit të Reformës në Drejtësi.
Propozimi i tretë për një vend në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është Elira Kokona, e cila aktualisht është pjesë e administratës së lartë shtetërore. Ajo mban postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës. Më herët, ajo ka qenë Drejtoreshë e Shkollës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri.
Elira Kokona është bërë e njohur për opinionin publik, në kohën kur ka qenë një nga avokatët që mbrojtën me sukses në Gjykatën e Strasburgut Mihal Delijorgjin, pronarin e kompanisë Albademil, e cila ishte akuzuar si shkaktarja e tragjedisë së Gërdecit, proces ky nga doli e fituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY