DEKRIMINALIZIMI/ Flet deputeti Dashamir Tahiri: Masa e prokurorisë ndaj meje është absurde

DEKRIMINALIZIMI/ Flet deputeti Dashamir Tahiri: Masa e prokurorisë ndaj meje është absurde

63
0
Shares

Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri nëpërmjet një komunikimi me mediat ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me vendimin e djeshëm të Prokurorisë së Përgjithshme që ai të mos ushtrojë më funksionet publike.
Sipas Tahirit, vendimi prokurorisë është absurd.
“Është një vendim jo i duhur, për arsye se unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dhe kam vënë në dijeni KQZ-në. Mora masat në Itali, ku dënim është bërë pa dijeninë time.
Për sa i përket pjesës që thonë, para false. Është një shërbim që unë kam qenë si vizitor në Itali, kam qëndruar në autostradë dhe kam marrë një lëng portokalli ku më ishin dhënë 10 mijë lireta, ose 5 euro sot.
Nuk jam dënuar për këtë gjë në Itali. Masa e marrë nga prokuroria është absurde sepse ky dënim nuk bën pjesë në ligjin e kriminalizimit. Atëherë unë me tu vënë në dijeni, kam vënë në dijeni organet kompetente në Shqipëri dhe Itali”, tha Dashamir Tahiri në konferencë për median nga selia e Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY