Website-i i famshëm amerikan “Buzz Feed” ka publikuar një artikull në të cilin rendit disa nga gjërat që i karakterizojnë shqiptarët, nën titullin “E dini që jeni shqiptar kur…” Websiti sqaron se ky postim është krijuar nga një përdorues dhe nuk është verifikuar ose miratuar nga stafi editorial. Komuniteti BuzzFeed Community është një vend ku çdokush mund të postojë krijime dhe lista mbresëlënëse. Kështu që edhe lista e mëposhtme është publikuar nga një shqiptar me sa duket, por sa e gjeni veten aty, vendoseni vetë
1- Gjysma e njerëzve që njihni janë kushërinjtë tuaj
2- Lini bakshish edhe në supermarkete
3- Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar (Ndërkohë njihni ¼ e tyre)
4-Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik – Nëse vizitoni gjirin shqiptar çdo verë të jetës suaj, e nëse shpenzoni aty paratë jeni një patriot i pamohueshëm
5- Shanset janë, që në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj
6-Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma
7- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtasi atyre për 20 minuta
8- Përdorni raki për çdo gjë
9- Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë
10- Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip
11- Kur gjyshja juaj pëson atak në zemër nëse nuk keni ngrënë
12- Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
13- Jeni me katër miq në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike
14- Një djalë që keni qejf ju pyet “A jeni vajzë e mirë?” dhe ju bëni çdo gjë për ta bindur
15- Edhe një muaj pas Vitit të Ri ju vazhdoni dhe hani Bakllava
16- Për ju dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
17- Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
18- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë
19-Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube
20-Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta)
21-Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit
22- Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin
23- Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e pestë.
24- Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë
25-Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
26- Të gjithë miqtë tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare
27- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular
28- Mamaja ju detyron të vishni një “kanatjere” sa herë që dilni që të mos ftoheni
29- Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj
30-Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr 10 minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje, goditje dhe madje grisje të parave
31- Mamaja ju bërtet në shqip përpara shoqeve të tua të huaja
32- Babai juaj gjithmonë tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar
33- Jeni futur në telashe në klasë të 10-të kur bëtë me bojë murin e klasës me flamurin shqiptar
34-Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “ej Shqipe”
35-Keni ose një Mercedes të zi ose një BMË përpara shtëpisë tuaj
36- Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë.
37- Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt.
38- Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat.
39- Babai juaj ka therur derr apo qingj.
40- Shkoni në festa shqiptare vetëm për tu dukur.
41- Bëheni shumë shpejt me nerva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/