Ka nisur këtë të martë ndarja e shpërblimeve të fundvitit, për pensionistët në shumën prej 6 mijë lekësh. Kanë përfituar te paret ata që e tërheqin pensionin në bankë. Ndërsa duke nisur nga dita e mërkure, do të fillojë shpërndarja për çdo kategori tjetër pensionisti, në pikat e postave, që do të jenë hapura nga ora 7 e 30 deri në 8 në mbrëmje.
Dy drejtorët, ai i postave dhe i sigurimeve shoqërore, siguruan që deri në datën 29 dhjetor, do të jenë shpërndarë shpërblimet. Kush e ka marrë pensionin për këtë muaj, mund të paraqitet në pikat e postës për të tërhequr shpërblimin. Kush nuk arrin të marrë shpërblimin për këtë vit, ai do të jetë i vlefshëm edhe për në muajin janar.vizionplus
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/