Pas deklaratave të djeshme të gazetarit Artan Hoxha se një ministër ka udhëtuar në Dubai me Klement Balilin, njëri prej tyre, i përfolur për këtë udhëtim, ka mohuar.
Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë, duke hedhur poshtë zërat se ka qenë ai që ka udhëtuar me Balilin, ka “apeluar” ndaj ministrit të Brendshëm, duke deklaruar se “ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!”
Reagimi i plotë i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani
Përshëndetje,
Sipas disa analistëve portalistë dhe jo vetëm, paskam qenë në Dubai dhe me Klement Balilin.
Për të gjithë ju që keni interes, në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!
Shpifja nuk ndihmon askënd! Mbetem përkrahës i fjalës së lirë edhe kur kjo është shpifje!
Por me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vemendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër!
Mirupafshim deri në udhëtimin tjetër imagjinar…!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/