BTATUTAT/ Edi Rama i quan “shtriga”, gazetaret “shkrihen” së qeshuri

BTATUTAT/ Edi Rama i quan “shtriga”, gazetaret “shkrihen” së qeshuri

453
0
Shares

Edhe këtë fundvit, Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias. E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare.
Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama, një grua dinjitoze dhe që e ndihmon Edi Ramën kur flitet për ekonominë e vendit.
Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare. Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.
Burime për “Bluetooth” kanë mësuar se kjo darkë ka kaluar mes batutave nga ana e kryeministrit drejtuar gazetareve femra. Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku edhe nuk ka kursyer batutat.
Ballë për ballë ai i quajti gazetaret “shtriga”, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura.
Megjithatë sipas të pranishmeve, ai është treguar më i kujdesshëm se përballjet publike që ka pasur me to. Të ftuarat, por edhe çifti kryeministror i kanë evituar temat politike, duke shijuar një natë mes miqsh.
rmg1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY