Në kuadër të legjislacionit shqiptar, i mitur konsiderohet çdo shtetas, i cili nuk ka mbushur moshën 18 vjeç. Për efekte të ligjit penal, mosha minimale e përgjegjësisë penale është katërmbëdhjetë vjeç për krime, dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç për kundërvajtje penale. Gjyqtari ka në diskrecion që të përcaktojë vendin e vuajtjes së dënimit të të miturit, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP, ose në Institucionin e Riedukimit për të mitur.
Për të miturit, autorët në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer. Një lehtësi që parashikon legjislacioni penal për të miturit lidhet me mos dënimin e tyre me burgim të përjetshëm. Sipas Kodit të Procedurës penale, të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Kur i pandehuri është i mitur, gjykata mban parasysh kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative konkrete, pra gjykata duhet t’i mundësojë të pandehurit të mitur që të ndjekë arsimin shkollor.
Gjatë dekadës 2005-2015 janë dënuar nga gjykatat penale pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë të mitur. Viti me më shumë raste të miturish nën dënim është viti 2012 me tetëqind e tetëdhjetë e tre raste. Mesatarja e të miturve të dënuar çdo vit është pesëqind e shtatëdhjetë raste çdo vit. Krimet në raport me kundërvajtjet penale të kryera nga të miturit janë më të shumta në numër. Në harkun kohor 2005-2015 janë dënuar të mitur për 4 886 krime dhe 810 kundërvajtje penale nga të miturit.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Nga të dhënat statistikore për dhjetë vjecarin, vihet re që vepra penale, e cila konsumohet më tepër nga të miturit në vitet 2005-2015 është Vjedhja e Thjeshtë, neni 134 paragrafi i parë me 1118 të dënuar të mitur dhe Vjedhja në Bashkëpunim, e cila përkon me nenin 134, paragrafi i dytë me 2532 të dënuar të mitur. Dënimet e të miturve për Vjedhjen paragrafi i parë, shënojnë numrin më të lartë në vitin 2011 me 147 të tillë, ndërsa për Vjedhjen në Bashkëpunim numri më i lartë i të dënuarve të mitur shënohet në vitin 2012 me 454 të tillë.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Krime kundër jetës dhe shëndetit shënojnë arsyen e dënimit për një numër relativisht të lartë të të dënuarve të mitur. Konkretisht janë veprat penale të Plagosjes së Rëndë me Dashje me 82 raste dënimesh dhe Plagosjes e Lehtë me Dashje me 58 të dënuar të mitur.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Vepra të tjera penale të cilat në dukje, nuk janë të zakonshme për t’u konsumuar nga kategoria e të miturve por për cilat statistikat shënojnë raste gjatë dekadës janë Falsifikimi i Dokumeteve Shëndetësore me 31 të dënuar të mitur, Kalimi i Paligjshëm i Kufirit me 73 të dënuar të mitur. Shqetësues paraqitet bilanci për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore si Armëmbajtja pa Leje me 232 të dënuar të mitur, Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve me 99 të dënuar të mitur, Drejtimi i Automjeteve në Gjendje të Parregullt me 319 të dënuar të mitur dhe Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor me 64 të tillë.
Të mitur të dënuar për vepra penale (2005-2015)
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Ushtrimi i Prostitucionit është një vepër penale ku të miturit janë dënuar në 11 raste këto 10 vite. Në fakt ushtrim prostitucioni në rastin e një të mituri është një vepër penale ku i mituri është edhe subjekt viktimë. Dhuna në Familje, e parashikuar për herë të parë në Kodin Penal në vitin 2012, ka shënuar 23 raste ku subjekt aktiv është i mituri.
Masa e dënimit e cila aplikohet nga gjykatat shqiptare masivisht për veprat penale të kryera nga të miturit është dënimi me burgim deri në 2 vite. Vetëm në vitin 2015 janë dënuar deri në 2 vjet heqje lirie, 372 të mitur. Më pak e aplikuar është masa e dënimit nga 10 deri në 25 vjet,për të cilën janë dënuar 10 të mitur në dhjetë vitet e fundit.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Ndërkohë të mitur të dënuar të cilët nuk kanë arsimin e detyrueshëm janë në këtë dekade 428 kundrejt totalit të të dënuarve të mitur prej 5696. Relacioni kriminalitet me analfabetizmin duket jo fort i qëndrueshëm sa kohë që së shumti kemi raste të të miturve autorë krimesh ndërsa janë pjesë e institucioneve të edukimit.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Në vitet 2005-2015 gjykata ka proceduar e më pas shpallur të pafajshëm 25 të mitur, duke i shkaktuar këtyre të fundit kosto emocionale, shoqërore, shkollore dhe ekonomike. Në këto dhjetë vite, gjykata ka pushuar 128 procedime gjyqësore për veprat penale subjekt aktiv, pra i proceduari i të cilave është i mituri.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Kriminaliteti i të miturve shënon një raport tepër dinamik kundrejt kriminalitetit në total. Në vitin 2012, të dënuarit në moshë të mitur shënuan 10% të totalit duke e bërë situatën kriminale të këtij viti mjaft problematike sa i takon kriminalitetit me autor të miturit. Në vite të ndryshme ky raport lëviz me 3 deri 10 përqind.
Burimi: Vjetarë Statistikorë të MD (2005-2015)
Koment: ODA
Kriminalitetit i të miturve dhe politika penale në trajtimin e çështjeve që lidhen me të, janë element tepër të rëndësishme që kërkojnë vëmendje në fusha të ndryshme si politikë penale, pedagogji, sociologji etj. Kriminaliteti i ndjeshëm i të miturve tregon edhe krizë social ekonomike të një shoqërie, sikurse eficensë të munguar të sistemit të edukimit dhe mirërritjes.
Dataset-et në format excel :
Dataset-et në format XML, N3 :
– See more at: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1882/Te-mitur-te-denuar-per-vepra-penale-2005-2015#sthash.XbDSkuDI.dpuf
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/