Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Policisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit.
Për pasojë, mësohet se janë arrestuar në flagrancë 11 persona, ndërsa procedohet një shtetas në gjendje të lirë, dhe janë shoqëruar për verifikim 29 persona të tjerë.
Nga burime konfidenciale, mësohet se lokalet ku është gjetur drogë dhe janë prangosur persona të ndryshëm, janë “Folie” dhe “Peper Lounge”.
Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa personave për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”.
Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.
Personat e arrestuar nga Policia e Tiranës …
1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë.
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë.
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë.
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lokalit.
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit.
I proceduar në gjendje të lirë …
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar …
– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanoçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/