Polonia skeptike për zgjerimin e BE-së, kryeministrja Beata Szydlo “zemërgjere” për integrimin...

Polonia skeptike për zgjerimin e BE-së, kryeministrja Beata Szydlo “zemërgjere” për integrimin e Shqipërisë

83
0
Shares

Edhe pse renditet në grupin e vendeve skeptike sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, Polonia mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë.
“Polonia mbështet aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe do të doja të përgëzoja Shqipërinë për reformat që ka zbatuar deri më tani. Besoj se Komisioni Europian i ka vlerësuar ndryshimet që janë bërë nga Qeveria e Shqipërisë dhe vendimi pozitiv që ka marrë është mjaft i kënaqshëm për ne. Po ashtu, shpresoj që Këshilli Europian të përshpejtojë procesin dhe negociatat duhet të fillojnë”, deklaroi kryeministrja polake Beata Szydlo në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.
Kryeministrja polake vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe në Europë veç reformave, për të cilat u shpreh e gatshme të ndajë përvojën e Polonisë nga periudha e para-anëtarësimit.
“Ndamë opinionin rreth progres/raportit dhe domosdoshmërinë që Këshilli të shprehet qartësisht në vijim të këtij procesi duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë që në kushtet kur Komisioni ka bërë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave, ky rekomandim të mirëpritet nga Këshilli dhe Shqipërisë t’i jepet mundësia që në muajt në vijim të japë provën e fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi duke nisur me Vettingun si kushti i vetëm për t’u rikthyer në Këshill Komisioni një raport të ndërmjetëm që do të çelte negociatat për Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Palët nënshkruan dhe dy marrëveshje, një në fushën e kulturës dhe një tjetër mes AIDA-s dhe Agjencisë së Investimeve të Huaja polake dhe marrëveshja e Dhomave të Tregtisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY