Prokuroria do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila tre ditë më parë rrëzoi urdhrin e Prokurorisë për sekuestrimin e disa materialeve nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.
Një muaj më parë, akuza e kryeqytetit nisi një hetim për zyrtarët e këtij institucioni pas dyshimeve së në dy vjet nuk u verifikua pasuria e asnjë zyrtari të lartë.
Burime nga Prokuroria konfirmojnë se rekursi në Gjykatë e Lartë do të dorëzohet sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Për Prokurorinë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ai i Apelit për të hequr vendimin e sekuestros për regjistrat dhe të dhënat e serverit ka penguar punën hetimore.
Sipas vendimit të Gjykatës, Prokurori i çështjes nuk ka të drejtë t’i kërkojë ILDKPKI-së asnjë të dhënë për llogari të hetimit. Gjykatat në këtë rast i dhanë të drejtë inspektoriatit, duke shënuar kështu rastin e parë në historinë e drejtësisë shqiptare që Prokurorisë, i mungohet e drejta kushtetuese për të kryer hetime, edhe pse ka dyshime të forta për shkelje të ligjit nga një institucion i krijuar për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë.
Prokuroria dyshon se asnjë zyrtarë i lartë nuk ka qenë subjekt i një kontrolli nga ILDKPKI, ndonëse ligji parashikon që çdo dy vjet pasuria e këtyre zyrtarëve duhet të kalojë në sitën e Inspektoratit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/