LESKAJ TAKON HOMOLOGUN AMERIKAN/Lufta kundër korrupsionit, dy auditues amerikanë të GAO-s në...

LESKAJ TAKON HOMOLOGUN AMERIKAN/Lufta kundër korrupsionit, dy auditues amerikanë të GAO-s në ndihmë të KLSH-së

52
0
Shares

Gjatë zhvillimeve të Kongresit të XXII-të të INTOSAI-t në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj zhvilloi një takim të veçantë me Gene L. Dodaro, Kontrollor i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë takim Kryetari i KLSH-së, e falënderoi përzemërsisht Dodaro në lidhje me mbështetjen që ai i ka dhënë deri tani Kontrollit të Lartë të Shtetit duke pranuar sërish edhe për vitin 2017, ashtu si dhe në vitin 2016, trajnimin në zyrat e GAO-s në SHBA të dy audituesve të tjerë të lartë të KLSH-s, si dhe e njohu atë me perfomancën institucionale të KLSH-së përgjatë këtyre dy viteve të fundit.
Kryetari i KLSH-së i paraqiti Dodaro-s kërkesën zyrtare të KLSH-së që në vitet në vazhdim dy auditues të GAO-s të atashohen në KLSH, për të kontribuar kështu drejtpërsëdrejti në trajnimin e stafit auditues, kryerjen e auditimeve me synim luftën kundër korrupsionit dhe mashtrimit financiar, si dhe hartimin e Strategjisë së re institucionale 2018 – 2022.
“Kjo, u shpreh Kryetari i KLSH-së, mund të ideohet si një projekt dhe të kalojë përmes USAID-it, të cilit KLSH i është drejtuar tashmë, ose mund të mbështetet financiarisht edhe nga institucione të tjera”.
Dihet tashmë se prej dy vjetësh KLSH ka përkthyer dhe botuar standardet e përgjithshme të GAO-s (librin e verdhë), të cilat së bashku me standardet ndërkombëtare të auditimit (përmes projektit 3i), i konsideron si udhërrëfyes në procesin e auditimit dhe atë të zhvillimit institucional të KLSH-së.
“Ne theksoi, Dodaro do vazhdojmë të mbështesim SAI-n shqiptar në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të tij institucionale dhe këtë propozim tuajin ne do ta shqyrtojmë me prioritet”.
Dodaro e njohu Kryetarin e KLSH-së me mundësitë që ofronte GAO nëpërmjet Qendrës së Ekselencës, e cila kishte si mision promovimin e mirëqeverisjes, ndërtimin e kapaciteteve organizative, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ofrimin e trajnimeve të cilësisë së lartë, asistencës teknike dhe produkte apo shërbime konkrete në fushën e auditimit.
Kryetari i KLSH-së, ashtu  si dhe shumë drejtues të tjerë të SAI-eve në Kongres, i shprehu konsiderata dhe falënderime Dodaro në lidhje me paraqitjen në Kongres të punës që ai kishte bërë në cilësinë e kryetarit të grupit për hartimin e Planit Strategjik të INTOSAI-t 2017 – 2022, i cili u miratua në Kongres, duke i kërkuar që GAO të mbështeste dhe KLSH-në në hartimin e Planit të ri Strategjik të institucionit 2018 – 2022. Ne dëshirojmë, theksoi Kryetari i KLSH-së, që ky plan të hartohet në bashkëpunim me audituesit e GAO-s.
Në takimin e zhvilluar mori pjesë edhe James-Christian Blockëood, Drejtor Menaxherial i Planifikimit Strategjik dhe Marrëdhënieve me Jashtë në GAO.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY