FOTO LAJM/ Deklarata tronditëse e vajzës, nënës i bie të fikët në...

FOTO LAJM/ Deklarata tronditëse e vajzës, nënës i bie të fikët në emisionin “live” në TV

77
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në “News 24” në emisionin “Me zemër të hapur”, nëna që prej disa kohësh kërkon ndihmë për vajzën e saj, për të cilën mendon se kanë trafikuar, i ka rënë të fikët.
Arsyeja janë mesazhet e rënda që vajza e saj ka shkruar për të, duke e quajtur të çmendur nënën.
Me lot në sy dhe thirrje të dëshpëruar për ndihmë, Lindita Lamaj për ditë të tëra ka kërkuar kthimin e së bijës, Ermirës 20-vjeçare, e cila braktisi djalin vetëm 16 muajsh dhe burrin e dhunshëm dhe iku me traget drejt Italisë.
em1E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në TV “News 24”, Lindita rrëfen kalvarin e vuajtjeve, dhunën që pësoi nga burri i saj, në sy të dy fëmijëve e më pas problemet pa fund me të bijën, që nga një vajzë e ndrojtur ra pre e një tutori, u përdhunua dhe nisi të pinte.
Por pas denoncimit të martën në emision, Ermira, e cila ka lënë në Shqipëri edhe një fëmijë 6 muajsh ka telefonuar gazetarët dhe iu ka thënë se është në Itali dhe se nuk do të kthehet te nëna e saj, duke e akuzuar atë për dhunë dhe për sjellje të keqe.
Deklaratat e vajzës, i janë thënë nënës gjatë emisionit të sotëm dhe për shkak të tronditjes, Lindita ka humbur ndjenjat për pak minuta.
“Nuk kthehem në shtëpi. Nëna ime ka bredhur gjithë Europën dhe mua më ka braktisur”, ka shkruar Ermira në mesazhe.
em2Gjatë kohës që gazetarja po tregonte bisedën që kishte bërë me vajzën e saj, nënës i ka rënë të fikët në mes të studios, emisioni u ndërpre. Në ndihmë i ka shkuar i gjithë stafi i News24 dhe pas disa minutash gruaja është përmendur.
Në emision ka telefonuar nga burgu një tjetër person. Mentor Hoxhallari deklaroi në një lidhje direkte se ishte duke vuajtur një dënim të pamerituar pasi nënë e bijë e kishin denoncuar se kishte abuzuar seksualisht me Ermirën. Burri ndodhej në një burg në Shqipëri, pasi ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 10 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY