Prezantuesja e Top Channel, Luana Vjollca është fotografuar me biznesmenin Krenarin Çoçaj ndërsa moderatorja është munduar të maskohet në mënyrë që të mos njihet.
Në foton e publikuar nga Vipat e Bllokut, Luana shfaqet me syze dhe kapuç në kokë, por duket se ky maskim nuk i ka bërë punë. Kujtojmë që ajo është kapur mat edhe më parë me Krenarin në Turqi, por Luana ka zgjedhur të mos e pranojë publikisht këtë lidhje.
Krenar Çoçaj është biznesmeni nga Kosova, i cili para disa vitesh ka qenë i lidhur me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Prej disa kohësh ai ka një lidhje që po e mban të fshehtë me bukuroshen nga Tirana.





