Burimet e Policisë Vendore të Fierit, kanë bërë ët ditur sot, zyrtarisht, akuzën që rëndon mbi 52-vjeçarin nga Fieri i cili dyshohet se hodhi gruan e tij nga dritarja e katit të katër të pallatit dje në Lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Të njëjta burime bëjnë të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan Ferdinant Rukaj, 52 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 03. 12. 2016, ora 15:45, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit të banesës, e cila ndodhet në katin e katërt të pallatit ku jetonin, bashkëshorten e tij, shtetasen L. R., 43 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier në ngarkim të shtetasit Ferdinant Rukaj, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/