DETAJE/ Rrëfehet i sapokthyeri nga Gjermania që hodhi gruan nga kati katërt

DETAJE/ Rrëfehet i sapokthyeri nga Gjermania që hodhi gruan nga kati katërt

59
0
Shares

Fredi Ruko, i dyshuar se hodhi dje nga dritarja e katit katër të një pallati në Fier, gruan e tij, mësohet se kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Gjermania.
Hetimet nga policia thonë se dyshohet se bashkëshorti ka pasur probleme xhelozie dhe për këtë ka krijuar debat. I marrë në pyetje për ngjarjen, vetë autori i dyshuar ka thënë se ka qenë një sherr momental, por nuk pranon që të ketë hedhur gruan.
“Ka rrëshqitur në banjë, nuk arrita të ndaloja dot”, është shprehur ai.
“Nuk kemi pasur konflikte. U grindëm, u përleshëm dhe ajo ra vetë. Nuk e hodha unë. Vërtetojeni këtë.
Unë e doja. S’di pse e nisëm sherrin”, ka thënë ai në polici, ndërsa nuk ka pranuar të japë asnjë arsye për ngjarjen.
Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes 53-vjeçari është marrë në pyetje, ai nuk ka treguar se e kishte shtyrë me dashje të shoqen.
Sipas burimeve nga Policia, ai ka shfaqur tronditje psikologjike. Pritet që të merren dhe dëshmitë e të afërmve të tyre në lidhje me marrëdhëniet e çiftit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40, në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në Fier. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dy bashkëshortët janë grindur me njëri-tjetrin dhe pasi janë dëgjuar zhurma e britma, gruaja ka fluturuar nga kati i katërt i pallatit.
Viktima është Liljana Ruko, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, 17 dhe 13-vjeçarë. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen të shoqin e saj, Fredi Ruko.
Të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë qenë fqinjët, të cilët mësohet se e kanë gjetur gruan e re të mbuluar nga gjaku.
Sipas tyre, gruaja i kishte flokët e lagura dhe në trup mbante veshur një robdëshambër, pasi mendohet që sapo kishte dalë nga dushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY