DETAJE/ Kush është biznesmeni i arrestuar dhe që shiste një apartament më...

DETAJE/ Kush është biznesmeni i arrestuar dhe që shiste një apartament më shumë se një herë

88
0
Shares

“50 mijë euro dhe brenda javës të jap dy apartamente në ‘Unazën e Re’, ndërsa lekët i dua në dorë”.
Këtë formulë sipas hetimeve të Policisë së Tiranës, Engjull Bengasi administrator i kompanisë së ndërtimit “BEU Konstruksion” me seli në Gramsh e veprimtari në Tiranë e ka përdorur duke marrë paratë dhe më pas ka humbur çdo kontakt me klientët.
I riu, 32 vjeç është vënë këtë të diel në pranga nga policia e Tiranës e cila i bënë thirrje qytetarëve të denoncojnë nëse janë mashtruar nga Bengasi ose firma në të cilën ai ishte administrator.
Engjull Bengasi është administrator i “BEU Konstruksion” nga 2012 deri në përfundim të mandatit në 2017. Ndërkohë prej 2016 zyrat përmbarimore rezultojnë se kanë vendosur mbi kompaninë ku Bengasi është administrator tre sekuestro për mos respektim kontratash dhe shlyerje borxhi.
Vetë Bengasi mësohet se para policisë ka mohuar akuzën por ka pranuar se ka qenë në vështirësi financiare dhe paratë e marra nga qytetari me inicialet Q. M., do t’ia kthente sërish.
Personat e mashtruar prej tyre dyshohet të jenë disa persona që kanë qenë të interesuar për blerje apartamentesh mes tyre dhe disa emigrant. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY