Nar Koka për fyerjet ndaj ministrit Bushati: Politikanë të lartë më thanë,...

Nar Koka për fyerjet ndaj ministrit Bushati: Politikanë të lartë më thanë, Bravo

428
0
Shares

Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka shpjeguar sot për një përditshme të Tiranës se cila ishte arsyeja që përvecse fyu në telefonin ministrin e Jashtëm i publikoi fyerjet në të gjitha mediat online një ditë më parë.

Sipas Kokës, Bushati ka përfolur në Itali ish-konsullen shqiptare, një vajzë durrsake shumë të nderuar, shkruan shqiptarja.com.

“Para disa muajve Bushati shkarkoi nga detyra e konsulles një vajzë nga Durrësi të cilën e njoh. Ajo tashmë ka kohë që është larguar nga detyra, por ai (Bushati) vazhdon ta përflasë. Dje Bushati ishte në Milano dhe kishte zhvilluar një mbledhje me stafin e ambasadës dhe konsullatës dhe përsëri ishte marrë me ish-Konsullen duke thënë se; ajo ka martuar një prostitute 4 herë dhe gjëra të tjera. Ndaj unë i shkrova mesazhin e parë”, u shpreh Koka duke shtuar se, “ai mendon se unë jam diplomat dhe më dha përgjigje në vend që të heshte dhe të mos përgjigjej dhe mori mesazhin tjetër me të sharë të rëndë”.

Koka thekson se është habitur ditën e sotme kur u zgjua nga gjumi me mesazhet që i kishin ardhur në telefon.

“Kur u zgjova nga gjumi lexova dhjetëra mesazhe dhe pashë thirrje telefonike nga politikanë të lartë, por nuk u jam përgjigjur. Shumica me përgëzonin, me thanë; Bravo!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY