Miku i Cukalit që solli vërdallë për disa orë policinë në Tiranë:...

Miku i Cukalit që solli vërdallë për disa orë policinë në Tiranë: Fiksimi i tij për parkimin

320
0
Shares

Kataldo Lezhja i cili arriti ti largohej policisë në ndjekje për disa orë nëpër rrugët e Tiranës është një person i njohur nga policia dhe i depozituar në dosjet e saj.

Në të paktën tre raste ai ka plagosur persona të ndryshëm por për të njëjtin shkak: Janë zënë për parkimet.

kataldo

Kataldo Lezhja

Në 2015, Lezhja u arrestua, pasi plagosi dy të rinj në rrugën “Mujo Ulqinaku” vetëm se i kishin zënë parkingun.

Në dhjetor të vitit 2013, ai u shpall në kërkim dhe u arrestua pak javë më vonë, pasi kishte goditur me thikë një 25- vjeçar, pas një debati që kishte pasur me të për parkimin e makinës.

Lezhja njihet edhe për miqësinë e tij me Gjergj Cukalin, i njohur si i forti i rrugës së “Myslym Shyrit”, i cili u arrestua në korrik të këtij viti pas një operacioni antidrogë, raporton news24.

Në vitin 2012 Cukali dhe Lezhja u arrestuan për një ngjarje të kryer në bashkëpunim, pranë Shkollës së Baletit. Sërish për një vend parkimi, ata kërcënuan me armë dhe goditën një punonjës të një firme private.

Mbrëmjen e së premtes policia e Tiranës është vënë në alarm pas një telefonate se një makinë ‘Alfa Romeo’ kërcënonte me armë disa qytetarë.

Pas identifikimit të mjetit policia u vu në ndjekje të tij ku rreth orës 20.00 arriti të kapë mjetin, por drejtuesit e tij ishin larguar në drejtim të paditur.

Policia ka shpallur në kërkim pronarin makinës si edhe 25 vjeçarin Kataldo Lezhja, i cili e përdorte makinën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY