“Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit, per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia….
Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?
Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen, te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte?
Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme? Do te vazhdojme te pranojme? Do te ulim koken e do te kërrusim shpatullat pa klithur? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulërasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehen.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar, qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.
Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.
E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.
Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na moren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.
Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet???
Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin….
Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ???? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/