Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot Kukësin, Hasin dhe Tropojën në takime me qytetarë dhe struktura të PD.
Gjatë bisedave me dhjetra qytetarë ai ka vecuar dy momente, një në Has dhe një tjetër në Tropojë.
“Ylber Morina nga Kruma e Hasit. Baba i tre fëmjëve. Polic i larguar padrejtësisht nga detyra. Ka fituar gjyqin, por nuk e kthejnë në detyrë. Tani përpiqet të shesë në treg. Ka 10 ditë që nuk ka shitur asgjë. Është i pastrehë dhe jeton me qira. Është i mbytur në borxhe. E gjithë Kruma është plot halle si Ylberi, një qytet ku më shumë se gjysma e popullsisë është e papunë”.
“Ardita Çelaj është maturante e shkëlqyer në gjimnazin Asim Vokshi në Bajram Curri. Ka pasion fizikën e matematikën dhe dëshiron të studiojë tek Shkencat e Natyrës në Tiranë. Por Ardita është në vështirësi ekonomike dhe është e pasigurtë nëse do të arrijë të përballojë studimet e larta. I thashë Arditës të mësojë dhe të ketë besim tek e ardhmja. Asnje maturanti që e meriton nuk do t’i mohoet e drejta e studimeve nga pamundesia ekonomike. Shqipëria do të ketë vend për ëndrrat e gjithë të rinjve. Shqipëria do të jetë e tyre”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/