Ilir Meta nuk del nga koalicioni por zbehet si ‘kingmaker’

Ilir Meta nuk del nga koalicioni por zbehet si ‘kingmaker’

50
0
Shares

LSI mund të zgjedhë të qëndrojë në koalicionin e majtë nisur nga deklaratat që bëri sot kryetari i saj Ilir Meta në konventën e kësaj partie prej nga mund të dalë edhe vendimi për vijimin e LSI në qeveri.

Ilir Meta tha se koalicioni po funksionin mirë por se ka ende potenciale të pashfrytëzuara duke bërë thirrje që partnerët në koalicion të vlerësojnë njëri tjetrin në mënyrë që të mos ketë paragjykime.

Kjo është hera eparë që në muajt e fundit Ilir Meta është shprehur përtej ekuilibrit në lidhje me koalicionin me qeverinë.

Deklarata e dy ditëve më parë nga Lulzim Basha se nuk do të ketë aleancë parazgjedhore me LSI e ka vënë në vështirësi lojën e përhershme me dy dyer të LSI.

LSI i duhet të qëndrojë në koalicion për hir të efektivitetit të votës, por duke bërë lëshime në sipërfaqen e pushtetit dhe duke respektuar deklaratën e Ramës të bërë po ashtu ditën e enjte se në të ardhmen koalicioni i majtë do të jetë me tri koka duke llogaritur këtu edhe PDIU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY