Humb jetën gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani. Gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit. Ai vdiq sot në një spital në Romë ku po kurohej.
Stefani ka zhvilluar profesionine gazetarit prej më shuëms e 20 vitesh. Fillimisht ai punoi si një gazetar i ekonomisë tek revista dhe gazeta të ndryshme si Gazeta Shqiptare, Rilindja, Shekulli, Dita etj.
Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive npothuajse në të gjitha ekranet e debatit politik.
Stefani ishte një gazetar që kapej pas ideve të tij duke i mbrojtur ato deri në fund dhe duke i vënë në shërbim të publikut. Ndër të tjera është edhe autor i librit publicistik “Albanistan”.
Droni.al shpreh hidhërim për humbjen e kolegut tonë Andrea Stefani dhe i dërgon ngushëllimet më të thella familjes së tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/