Rreth orës 11:20, në rrugën “Transballkanike” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë dëmtimin e një shtetasi, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e quajtur “Ish-Agjensia e Vjetër” pranë një mobilerie, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin H.B., ka goditur aksidentalisht një shtetas i cili po udhëtonte me biçikletë.
Policia ka identifikuar personin e dëmtuar, shtetasin E.R., rreth 60 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/