Teknologu i gjetur i vdekur në Ballsh Shefo Duraj është masakruar dhe më pas është djegur dhe hedhur në pyll, citon panorama burime të policisë së Fierit.
Dyshohet se ai është vrarë më 14 nëntor, teksa linte punën në turnin e tretë. Fillimisht policia e Fierit deklaroi se Duraj kishte vdekur në rrethana aksidentale, por u desh ekspertiza që të zbardhej se bëhej fjalë për një krim të mirëfilltë dhe të mirëpërgatitur.
Duraj ishte goditur me mjete të forta fillimisht e më pas me thikë, sipas njoftimit të policisë së Fierit pas analizës së kufomës. Duket se autorët e kanë neutralizuar duke e qëlluar në kokë 57-vjeçarin e më pas e kanë qëlluar me thikë. Mjekët ligjorë konstatuan edhe faktin se vrasësit kanë dashur ta djegin trupin e viktimës, për të humbur çdo gjurmë.
Deri tani dyshimet janë për një konflikt të viktimës me banorë të fshatit, të cilët kanë ditur lëvizjet e tij dhe e kanë sulmuar ndërsa kthehej nga puna.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/