Tre persona u vunë në pranga sot pasi goditën me gurë dhe mjete të tjera një grup policësh që shoqëronin disa punonjës që po prishinin një mur pa leje.
Sot, rreth orës 13:30, mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T për prishjen e një muri pa leje, në banesën e shtetasit Sokol Durma, ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit.
Tre persona kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morrën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e situatës dhe janë kundërshtuar me forcë duke bërë rezistencë si dhe penguar punonjësit në kryerjen e detyrës .Ndodhur në këto kushte pas verifikimeve u kryen veprimet e para proceduriale dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•Eni Spahiu , 26 vjeç, banues në Tiranë
•Noke Spahiu , 51 vjeç, banues në Tiranë
•Sokol Durma , 31 vjeç, banues në Tiranë
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi:
•Altin Durma , 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nga Neni 242 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/