Ishte i shpallur në kërkim për “Vjedhje me armë”, i dënuar nga Gjykata me 3 vjet e 10 muaj burg, qarkullonte me automjet pa leje drejtimi, nuk i bindet urdhërit të policisë për të ndalur duke u larguar me shpejtësi por arrestohet pak minuta me vonë nga Policia e Shkodrës.
Policia e Shkodrës kishte ngritur një postbllok në vendin e quajtur “Kisha e Zojës” Shkodër kur kaloi me makinë e tij Eduard Frroku, 40 vjeç, banues në Lezhë.
Gjatë shenjës për ndalim, ky shtetas nuk ju bind punonjësve të policisë duke u larguar, por menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kryerjes së veprimeve konstatuan se ishte shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë, gjithashtu drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe Gjykata Lezhë e ka dënuar me 3 vjet e 10 muaj heqje lirie
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/