Ministri grek Kamenos kercenon Tiranën, deklaratat e Ramës më kujtojnë nazizmin

Ministri grek Kamenos kercenon Tiranën, deklaratat e Ramës më kujtojnë nazizmin

57
0
Shares

Ministri grek i mbrojtjes Panos Kamenos ka kërcënuar sërish Shqipërinë por kësaj here në një zonë afër kufirit jugor që ndan Shqipërinë me Greqinë.

Ai ka qenë në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në Epir, në kufi me Shqipërinë, kur deklaroi se shteti grek nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Deklaratat e fundit te bëra nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë disa sajesa qe s’kanë lidhje me historike dhe qe na sjellin përsëri ne kujtesën tone bashkëpunëtoret e nazisteve. Ata ishin humbës ne lufte. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla dhe nuk do të pranojmë raporte të tilla, të cilat dëmtojnë historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Kamenos.

Ministri grek i mbrojtjes ka qenë i rreptë edhe më Erdogan pas kërkesës se këtij të fundit per shfuqizimin e Traktatit te Lozanes.

“Dua t’i dërgoj nga këtu nje mesazh te gjithë atyre qe guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare me deklarata provokuese. Turqia me deklaratat e saj të përsëritura po përpiqet të minojë klimën politike. Përgjigja jonë është sipas të drejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar të vendit.”

Fill pas kësja deklarate, PDIU përmes një deklarate për mediat i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mbajë një qëndrim të prerë ndaj ministrit grek të mbrojtjes i cili sipas kësaj force politike është duke bërë politikë të jashtme me manovra ushtarake pranë kufijve tanë që e cila mund të ketë përfundime katastrofike.

“Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend. Dje ministri i mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës. Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkruajti Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë”, shpjegohet në deklaratën e PDIU-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY