Intervista e mbrëmshme e Ramës, mesazh për Merkel se e ka gati...

Intervista e mbrëmshme e Ramës, mesazh për Merkel se e ka gati avionin për te Putin

82
0
Shares

Pati paralajmëruar Edi Rama në takimin me Kancelaren gjermane Merkel se nëse BE na lë larg shtëpisë së saj në Bruksel atëherë  një forcë e tretë po avantazhon në Ballkan duke shtrirë interesat e saj, sidomos në Ballkanin Perëndimor. E kjo forcë është Rusia. E tha bukur, bile ishte presion i hapur i kryeministrit shqiptar.
Realisht interesat e Shqipërisë janë në Perëndim, pasi është anëtare e NATO-s, por edhe Turqia anëtare e NATO-s mbetet, porse ka zgjatur duart e interesit ekonomik drejt Rusisë. Hezitimi gjerman kohët e fundit dhe paaftësia europiane të cilët sikur zbatojnë një parim popullor ku thuhet që “ as të ….., por as të lëshon!”, po sjell një reagim, paksa sfidues të kryeministrit Rama ndaj Brukselit zyrtar.
 Atë që tha para Merkel për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor e përforcoi mbrëmë Edi Rama tek emisioni i Sokol Ballës, kur i pyetur për marrëdhëniet me Rusinë, kryeministri shqiptar tha  se ishte gati të takohej me presidentin rus Putin. Natyrisht që ai shikon edhe përmirësimet amerikano-ruse me ardhjen e Trump.

Ja një pjesë e këtij debati


Sokol Balla: Ju si do ta përballonit si kryeministër i një vendi të vogël ku ndikimi rus nuk është se është larguar, përkundrazi, aktiviteti diplomatik i federatës ruse është shtuar së fundmi. Ju si do ta përballonit?
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria ka qenë një ndër vendet anëtare të NATO-s që brenda aleancës ka mbështetur qasjen e re të samitit të fundit në raport me Rusinë, që është shtrëngim dhe dialog. Ne e kemi mbështetur këtë qasje dhe ne nuk kemi armiqësi me Rusinë, përkundrazi dhe fakti që jemi tërësisht të orientuar në vijën tonë drejt Perëndimit, nuk na pengon që me Rusinë të kemi një dialog. Megjithatë, këtë nuk e vendosim ne, pasi duhen dy për të hedhur një valle.
Sokol Balla: Shqipëria ka një batalion në vendet balltike në kuadër të NATO-s…
Kryeministri Rama: Shqipëria është një anëtar i vogël i NATO-s dhe do të marrë pjesë në gjithë operacionet e NATO-s.
Sokol Balla: Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin?
Kryeministri Rama: Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja.

Pra me shkoqur se sa e tha Edi Rama pas kthimit nga Berlini, nuk ka se si thuhet fakti se BE duket e hallakatur dhe në mos e pashpresë për jetë të gjatë si Union. Bile analistët theksojnë se po ra Angela Merkel si kancelare askush nuk e merr më veten në BE. Kjo situatë kaosi e mosdrejtëpeshimi e BE ka sjellë një reagim të Edi Ramës, i cili herë të tjera kur është pyetur për Rusinë ka qenë i prerë. Ndërsa mbrëmë e la një derë hapur jo vetëm për Vladimir Putin, por mundet si një presion që bën me Moskën kundrejt Brukselit,  i cili në mes të dhjetorit do të vendosë  po se jo për Statusin e Shqipërisë si kandidat në BE.
Nga mes rreshtave që tha Edi Rama tek Sokol Balla duket se nuk do të na e japin Statusin këtë vit, prandaj pa asnjë mëshirë dhe pa iu dridhur syri kryeministri përdori Moskën. Pasi çdo fjalë e tij përkthehet shpejt dhe niset në Bruksel, natyrisht jo si përkthimi me gabime i Euroalius që bëri çorbë ligjin e Vetting-ut.
Duket sikur e gjithë intervista e mbrëmshme ishte për ato dy pyetje për Rusinë, duke çuar sinjal tek Kancelarja Merkel që mbani premtimin ose ndryshe kemi edhe një linjë avioni për Moskë.
Ftesa e homologut rus për Edi Ramën është nxjerrë nga sirtari dhe rri aty mbi tavolinë. Bileta e avionit është në të prerë, nëse BE nuk hap dritat për Statusin,  dhe ka mundësi të ketë intenerar: Tiranë-Moskë-Uashington. KohaJonë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY