Gjykata liron shefin e hetimit që i bëri presion shoferit të plagosur

Gjykata liron shefin e hetimit që i bëri presion shoferit të plagosur

65
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Shefin e Seksionit për Hetimet e aksidenteve në Policinë e Vlorës, akuzuar se i ka bërë presion të plagosurit në aksidentin tragjik të 26 nëntorit, ku mbeti i pajetë Kristi Panajoti.
Myslim Ismailaj ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që kreu i trupit gjykues është gjyqtare Mirela Mishgoni.
Ismailaj u prangos pasi në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore që ka kryer veprimet procedurale për aksidentin tek “Lungomare” i ka kërkuar të plagosurit Petraq Beja që të deklarojë se ka probleme me shikimin, duke dashur të nxjerrë shikimin si shkak të aksidentit dhe jo faktin që në rrugën në ndërtim mungonin tabelat për të sinjalizuar se rruga kishte devijim dhe në mes të saj ishte hapur një gropë.
Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar i plagosuri Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin.
Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i  aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës”, thuhet në një njoftim zyrtar.
Ka qenë vetë ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, p[as sinjalizimit që ai ka marrë në telefon në numrin e tij personal, për atë se çfarë kishte ndodhur në spitalin e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY