EMRI/Durrës, prangoset pronari i kamionit dhe i 190 kg kanabis

EMRI/Durrës, prangoset pronari i kamionit dhe i 190 kg kanabis

71
0
Shares

Ndalohet pronari i mjetit në të cilin një ditë më parë u sekuestruan 190 kg Cannabis Sattiva në Portin e Durrësit.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në sajë të veprimeve hetimore të mëtejshme, kanë ndaluar shtetasin:
• Erjon Jovani  32 vjeç, banues në Durrës.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka, i arrestuar kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.
Specialistët e Narkotikëve ditën e zbulimit të automjetit me drogë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•  158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a/2 të Kodit Penal.
durres, kamioni droges i skanuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY