Drejtuesit e PD takohen me organizata të biznesit: Represion për biznesin nga...

Drejtuesit e PD takohen me organizata të biznesit: Represion për biznesin nga tatimet dhe doganat

50
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe Sekretari për Sipërmarrjen, Besart Kadia pritën sot përfaqësuesit e 18 organizatave të biznesit të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron ato të bëhen pjesë e Dhomës së Tregtisë. Partia Demokratike e ka kundërshtuar dhe është shprehur në favor të dekretit të Presidentit që e ka kthyer ligjin. Gjithashtu, drejtuesit e PD i njohën përfaqësuesit e biznesit me alternativën dhe projektin për të përmirësuar klimën e biznesit.
“Objekti i diskutimit është ligji i miratuar së fundi nga Parlament, i cili bën të detyrueshëm anëtarësimin në dhomat të tregtisë të gjithë biznesit shqiptar. Në fakt PD është shprehur kundër që në momentin e fillimit të diskutimit të këtij ligji në komisione dhe në seancë plenare, pasi kjo është një taktikë e tejkaluar që në vitin 2008 ” është shprehur Spaho.
Partia Demokratike mendon se  ka një represion të madh nga organet tatimore dhe doganore si dhe nga struktura të tjera të shtetit ndaj binzesit. Në 3 vite qeverisje sipas , barra fiskale vlerësohet  rreth 400 milion dollarë.
“Në takim me biznesin ne shpjeguam që në qeverinë e PD do ti ngelemi fort realizimit të dy premtimeve taksës së sheshtë 9% mbi të gjitha detyrimet si dhe TVSH 15% .” u shpreh Spaho.
425a0243

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY