Specialistët e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qarku i mbyllur”. Si rezultat I këtij operacioni është goditur një grup që trafikonin lëndë plasëse eksploziv C4, së bashku me aksesorë ndihmës , detonatorë dhe fitil zjarr-përcjellës.
Për pasojë, u arrestuan në flagrancë , Alfred Gurra 26 vjeç, banues në Krujë dhe Drini Lika 35 vjeç, banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarr-përcjellës një grupi tjetër kriminal.
Mësohet se vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi I armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse”në bashkëpunim parashikuar në nenin 282/a, 25 të Kodit Penal.
Të arrestuarit në flagrance
• Alfred Gurra 26 vjeç, banues në Krujë;
• Drini Lika 35 vjeç, banues në Krujë, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Sekuestruar në cilësinë e provave material
• 40 kallëpe eksplozivë C4;
• 100 kapsolla detonatore;
• 43 metër fitil zjarr-përcjellës;
• automjeti tip Mitsubishi me targa LA7607 A;
• automjeti tip Benz me targa AA 888 CC.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/