“Vettingu”, zbardhen “gabimet” e EURALIUS në përkthimin për “Venecian”

“Vettingu”, zbardhen “gabimet” e EURALIUS në përkthimin për “Venecian”

57
0
Shares

EURALIUS nuk ka ndryshuar vetëm përmbajtjen e ligjit të Vettingut në variantin në anglisht, por edhe atë të ndryshimeve kushtetuese të 21 korrikut.
TV Klan ka siguruar ndryshimet e dy varianteve, që u konstatuan nga Partia Demokratike.
Në nenin B të Kushtetutës, në variantin shqip thuhet se
Operacioni ndërkombëtar e monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për pozicionin e anëtarit të komisionit, gjyqtarit te kolegjit të apelimit dhe komisionerit publik.
Ne variantin anglisht të EURALIUS, i shtohet pjesa,
“sipas atyre që parashikon ligji”. Por kjo shtesë, e shtuar në kushtetutën në anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, sipas opozitës, i jep kuptim tjetër nenit.
Në nenin C , në variantin shqip thuhet se
Komisioni dhe Kolegji i Apelimit
publikojnë vendimet e tyre si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku.
Në versionin anglisht thuhet se informacionet e nevojshme të marra nga publiku
mund të merren në konsideratë.
Në ligjin e shumëdiskutuar të Vetingut, në nenin 8 në variantin shqip thuhet se
Lista për votim përmban kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale,
përveç atyre që nuk janë rekomanduar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimi.
Në variantin anglisht të Euralius, thuhet
“përveç atyre që janë rekomanduar”. Pra është hequr fjala Nuk, çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni.
Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet se
ILDKPKI, mund të kërkojë nëpërmjet drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të parave ose ministrisë së drejtësisë, dokumente që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta…
Në variantin anglisht
kjo fjali është hequr.
Në nenin 33 në shqip thuhet se
kontrolli i figurës zhvillohet
bazuar në
prova të sakta.
Në anglisht thuhet
sipas
provave më të sakta, duke e relativizuar saktësinë e provës.
Në nenin 49
procesi penal shndërrohet në
proces rivlerësimi, për sa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti.
Në 14 nene të Ventingut dhe tre nene të kushtetues, sipas opozitës, ka ndryshime thelbësore qe tjetërsojnë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Për ketë arsye, opozita iu drejtua gjykatës kushtetuese për ta ripërkthyer ligjin dhe për t’ia dërguar serish komisionit te Venecias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY