Ristani: Si të jesh një punonjës i suksesshëm i administratës në kohën...

Ristani: Si të jesh një punonjës i suksesshëm i administratës në kohën e Edi Ramës

80
0
Shares



 

 

Arben Ristani ka reaguar mbi deklaratën
  e kryeministrit Rama për punonjësit e administratës. Ristani ka theksuar se që të jesh punonjës i denjë për Ramën duhet të bësh praktikisht gjëra të paligjshme.

Reagimi i Ristanit:

“Në zhargonin e tij ordiner, Edi Rama fyeu dje punonjësit e administratës duke i quajtur të paaftë. 
Ofendoi një pjesë të mirë të atyre punonjësve që megjithëse u mashtruan, tradhëtuan dhe u braktisën për 3 vjet nga Edi Rama, vazhduan pa e ndalur punën e tyre. 
Në fakt në mendësinë e Edi Ramës për shtetin, punonjësi i administratës s’duhet të jetë specialist i zoti e me përvojë, as njeri që punon shumë. 
Nese nuk ke trafikuar femra, nuk je marrë me prostitucion, me trafik droge, nuk je dënuar për korrupsion, falsifikim dokumentesh, kërcënime, rrëmbim fëmijesh, atëherë ti nuk je i aftë për të punuar në administratë. 
Vetëm ata që kanë një CV kaq të pasur e meritojnë të jenë në administratë, në polici dhe në parlament, sipas Edi Ramës. 
Në fund të fundit çdo drejtues mundohet të implementojë modelin e tij. Këtë bën çdo ditë edhe piktori i dështuar që është sot kryeministër dhe do të mbetet në histori për modelin e tij të krimit, drogës dhe korrupsionit.”


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY