Prokurori i antimafias së Lecces flet qartë: Në brigjet italiane kapen sasi...

Prokurori i antimafias së Lecces flet qartë: Në brigjet italiane kapen sasi të mëdha droge

52
0
Shares

Prokurori i Antimafias se Lecces Cattaldo Motta ka mbërritur sot në Tiranë ku takuar në Prokurorinë e Përgjithshme kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe prokurorë të Krimeve të Rënda.
Motta në një deklaratë për mediat pas takimeve tha se “verifikuam disa hetime që kemi të hapura”
Ai e cilësoi të nevojshme bashkëpunimin me strukturat e antitrafikut në Shqipëri, ndërsa velrësoi “bashkëpunim i shkëlqyer me prokurorinë shqiptare”.
Sipas tij janë kapur sasi të mëdha droge në brigjet italiane
“Krimet e Rënda na ofruan bashkëpunim të mirë. Shumë drogë kapet në Itali, të intensifikojmë luftën e hetimet”, u shpreh Motta.
Në qendër të diskutimeve kanë qenë hetimet për sasitë e mëdha të drogës që hyjnë në Itali nga Shqipëria.
“Nuk mund të flasim për çështje nën hetim si avioni i Guidios”, u shpreh më tej Motta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY