I ftohti i acartë do të dominojë Europën si dhe vendet e Ballkanit edhe për disa ditë. Gjatë 10 ditëve të para të dhjetorit moti do të jetë i ftohtë dhe i thatë.
Ndërkohë sot dhe nesër sipas ‘Accuweather’ pjesa juglindore e Evropës ku përfshihet edhe Shqipëria do të ketë rryma të acarta të ajrit.
Ky mot do të pasohet nga një valë akulli që do ta përshkojë Evropën me 2 dhe 3 dhjetor, kryesisht në pjesën juglindore, thuhet në raportin e ‘Accuweather.
Pas 6 dhjetorit Evropa do të ketë mot më të ngrohtë. Por i ftohti do të vijojë deri në mes të muajit dhjetor pasi zona e presionit të ulët do të zhvendoset në drejtim të lindjes, duke lejuar masat ajrore të buta të zhvendosen drejt veriut nga Mesdheu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/