Banorë të fshatit të vogël Drizë në Kuçovë janë të tronditur nga krimi në familjen Luzi, ku burri i mori jetën me thikë bashkëshortes së tij.
Ata thonë se 57 vjeçari, Ruzhdi Luzi, ishte njeri i thjeshtë dhe punëtor.
Të shokuar, të afërmit thonë se autori nuk kishte rrëfyer kurrë për probleme në martesën e tij, dhe ishte person i qetë.
Ata përjashtojnë versionin e dhënë nga policia, se ngjarja ka pasur si shkak xhelozinë.
Ruzhdi Luzi dhe Majlinda Luzi 49 vjeçe që mbeti e vdekur, ishin prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.
Dëshmia
Baxhanaku: Nuk e dimë sesi ndodhi kjo ngjarje. Shkonin mirë, vija gjithmonë. Mora vesh në orën 2 të natës, në telefon. Mora gruan, motrën e asaj, erdha këtu.Pyeta të vëllanë sesi ndodhi, më tha: Kishin ngrënë, kishin pirë. Kishte ardhur çuni dhe çupa kishin ngrënë bukë, se çuni vjen vonë në orën 1 të natës. Kishte ngrënë bukë, kishte lënë bukën të shtruar në tavolinë. Kishin rënë për të fjetur dhe pas asaj është bërë ai muhabeti. Nuk kanë pasur probleme.
Gazetari: Policia thotë për xhelozi.
Baxhanaku: Absolutisht. Ka qenë njeri fukara, i vuajtur në punë si ai dhe ajo. E kemi ndihmuar shumë. Punonte punë bujqësie, e merrnin dhe komshinjtë për të punuar, punonte për copë buke, merrte ndonjë lekë dhe mbante fëmijët gjallë. Kanë tre fëmijë. Fëmijët kanë qenë në gjumë, në dhomën tjetër. I kishte nxjerrë i vëllai dhe i kishte dërguar tek e ëma. Ai kishte marrë vetë policinë në telefon hajde se unë e bëra këtë gjë. “Amanet fëmijët se unë ika” i kishte thënë të vëllait. Për arsyet nuk di gjë, erdha vonë. Dhe i vëllai nuk dinte asgjë si kishte ndodhur.
Baxhanaku: Ishte njeri i mirë. Është një gjë enigmë. Punët e tyre i di ai që është atje. Çfarë xhelozie ai aman, ai ka qenë një njeri si të thuash pak si i sëmurë, e ka pasur një shqetësim por jo lajthitje nga truri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/