Një grua u arrestua sot në Krujë pasi u kap me një armë zjarri pa leje ndërkohë që vet ishte hetuar kohë më parë për vrasjen e të shoqit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës për sekuestrimin e armëve pa leje nga organet kompetente, me qëllim mbajtjen nën kontroll të personave me preçedentë penalë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasen:
• Ahmedie Krashi 61 vjeçe, banuese në Krujë.
Arrestimi I saj u bë pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Efektivat e Policisë në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pushkë, model 56 dhe
• 6 copë fishekë, model 56 , të cilat i mbante pa leje.
Shtetësia e mësipërme ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/