Sharje të rënda që më pas janë bërë publike mes vëllait të ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Jashtëm. Leonard Koka ka fyer ministrin Bushati, sic duket pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në lidhje me ndonjë emërim në diplomaci. Mesazhi autentik eshte siguruar nga DRONI.al.
Leonard Koka ka pranuar se SMS-të janë autentike.
Ai ka thënë se biseda me ministrin në “whatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen.
Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe se merr para për emërimet në trupin diplomatik – ambasada dhe konsullata.
Ai tha gjithashtu se do ta denoncojë ministrin Bushati në ditët në vazhdim.
Leonard Koka është ndërmjetësi i darkës ë ngjalave që ngjizi koalicionin Rama-Meta në vitin 2013. Vetë Koka është një personazh i njohur për mediat dhe politikën. Në vitin 2005 ai ndiqej nga policia, bile edhe u burgos me akuzën e kontrabandës së cigareve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/