Policia e Durrësit kapi sot një sasi të konsiderueshme kanabis në Portin e Durrësit ndërsa një person u arrestua.
Efektivat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar rreth 190 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Erblin Tuka 33 vjeç, banues në Shijak.
Më datë 30.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin E.Tuka, shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike.
Menjëhere shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar kamionin për tek Skaneri ku ka rezultuar se në dyshemenë e kamionit kishte disa pako.
Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 158 pako me peshë rreth 190 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/